Roberto Mancini ka thënë se situata te Interi është tejet e komplikuar. Trajneri italian u largua nga Nerazzurrët, pasi klubin e mori Suning Group, ndërsa Frank de Boer zuri vendin e tij.
Megjithatë, edhe ish-trajneri i Ajaxit është në prag të shkarkimit pas rezultateve të dobëta që po kalon skuadra.
Mancini ka sqaruar se në Angli, presidenti është joekzistues, ndërsa në Itali krerët e klubit janë të prirë që të tregojnë prezencën e tyre duke ndikuar edhe në skuadër.
Ai ka thënë më tej se derisa te Interi ka kinezë (Suning Group), indonezian (Erick Thohir), italianë dhe anglez (Michael Bolingbroke) – “situata është më e komplikuar”.
“Në biznes, rezultatet janë afatgjate, kurse në futboll janë afatshkurtra. Çdo tri ditë të kritikojnë ose të lëvdojnë, prandaj është ndihmesë e madhe nëse klubi i mbështet trajnerët dhe lojtarët. Mendoj se kjo është e rëndësishme”, është shprehur Mancini. /Telegrafi/