Telegrafi

Mancini: Sezonin tjetër, në garë për titull

“Dua të fitoj shumë trofe me këtë klub. Ne luajtëm mirë këtë sezon, por sezonin e ardhshëm unë dua që ne ta fitojmë Ligën Premier. Kjo më bën më shumë se kurrë të përkushtuar për t’i shpjerë ata drejt suksesit, kur ne të fitojmë trofeun e parë, do të jetë moment i madh për të gjithë”.

“Mendoj se duhet t’u flas lojtarëve të mi, që ata të kenë besim gjithmonë, duke besuar se ata mund të fitojnë, na duhet mentalitet fitues në këtë klub, sepse kjo do të shpaguhet. Kjo nuk ndodh brenda natës dhe mund të merr ndoshta gjashtë ose tetë muaj për të qenë vërtetë të mirë, por nëse jeni të përgatitur të punoni për secilën ndeshje, ju gjithmonë do të keni rast të jeni i suksesshëm. Nuk mund të fitoni asgjë pa punuar”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/