Telegrafi

Mancini: Robinho duhet të punojë për vendin e tij

“Nuk ka rëndësi se sa kushton një lojtar… E rëndësishmja është se pas transferimit lojtari të punojë shumë dhe të luajë mirë”.

“Para ndeshjes kundër Middlesbrough, Robinho pati problem me një muskul dhe nuk mundi të stërvitej dy ose tri ditë”.

“Por ekziston mundësia që ai të luajë të shtunën (kundër Evertonit), edhe pse ndihem keq për lojtarët e sulmit, pasi që kam pesë ose gjashtë (sulmues) të mirë dhe më duhet të vendos se kush do të qëndrojë në bankën rezervë”, ka thënë ish-trajneri Interit. /Telegrafi/