Site icon Telegrafi

Mancini publikon listën, Giovinco rikthehet pas tri viteve

BOLOGNA, ITALY - SEPTEMBER 07: Head coach Italy Roberto Mancini looks on at the end of the UEFA Nations League A group three match between Italy and Poland at Stadio Renato Dall'Ara on September 7, 2018 in Bologna, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Është publikuar lista e Kombëtares së Italisë për dy ndeshjet e radhës.

Trajneri italian, Roberto Mancini ka publikuar listën me 28 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

Risi në këtë listë është rikthimi në skuadër i sulmuesit të Torontos, Sebastian Giovinco.

31-vjeçari rikthehet në Kombëtaren italiane pas tri viteve mungesë, kur më tetor të vitit 2015 u paraqit për 28 minuta ndaj Norvegjisë.

Sebastian Giovinco. (Photo by Vaughn Ridley/Getty Images/Guliver)

Alessandro Florenzi dhe Marco Verratti gjithashtu janë rikthyer në Kombëtare pas mungesës muajin e kaluar për shkak të lëndimit.

Italia do të përballet me Ukrainën në një ndeshje miqësore më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë në Ligën e Kombeve luajnë ndaj Polonisë. /Telegrafi/

Lista e plotë e Italisë:

Portierët: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Juventus), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtësit: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (Genoa), Danilo D’Ambrosio (Inter), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (Milan)

Mesfushorët: Nicolo Barella (Cagliari), Federico Bernardeschi (Juventus), Giacomo Bonaventura (Milan), Roberto Gagliardini (Inter), Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint-Germain)

Sulmuesit: Domenico Berardi (Sassuolo), Gianluca Caprari (Sampdoria), Federico Chiesa (Fiorentina), Patrick Cutrone (Milan), Sebastian Giovinco (Toronto FC), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Zaza (Torino)

Exit mobile version