Telegrafi

Mancini premton pesë tituj

Ish-trajneri i Interit do të debutojë në stolin e Cityt në ndeshjen e të shtunës kundër Stoke Cityt, ndërsa ambiciet e tija janë të mëdha.

“Shpresoj që kur të largohem, do ta lë klubin me pesë tituj të Ligës dhe katër kupa”.

“Qëllimi i këtij sezoni është top-katërshja. Sezonin e ardhshëm duam të jemi të parët në Ligën Premier”, citohet Mancini nga The Sun. /Telegrafi/