Telegrafi

Mancini planifikon pastrim në City

Sipas gazetës Metro, italiani dëshiron të largojë një numër të madh të lojtarëve, përfshirë Emmanuel Adebayor, Wayne Bridge dhe Shaun Wright-Phillips që do të largohen nga Eastlands pas disa muajsh.

Mancini dëshiron t’i largojë disa lojtarë që ka sjellë paraardhësi i tij, Mark Hughes, dhe dëshiron të sjellë disa lojtarë të tij, mes tyre sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres. /Telegrafi/