Telegrafi

Mancini planifikon ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Belgjikës

(Foto: Instagram/mrmancini10)

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, mund të bëjë ndryshime për ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës.

Manuel Locatelli dhe Matteo Pessina janë në listë për të nisur nga minuta e parë kësaj sfide të rëndësishme në kuadër të ‘Euro 2020’.

Njëherësh, sipas La Gazzetta dello Sport, ekziston mundësia që Andrea Belotti ta zëvendësojë Ciro Immobilen në fazën e sulmit.

Federico Chiesa është një tjetër futbollist që po lë përshtypje dhe Mancini duhet ta ketë në konsideratë për një vend startues.

Lexo po ashtu Mancini: Italia meritoi të fitonte edhe në lojën e rregullt, Austria mund të jetë më e fortë se çerekfinalisti

Pessina mund ta zë vendin e Barellas që dukej i lodhur në takimin ndaj Austrisë, derisa gara ndërmjet Locatellit dhe Verrattit është paksa më e komplikuar.

Kapiteni Giorgio Chiellini mund të kthehet për ndeshjen e të premtes dhe në këtë rast do ta zëvendësonte Francesco Acerbin.

Chiesa mund të luajë në krahun e djathtë të sulmit në vend të Domenico Berardit. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >