Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, mund të bëjë ndryshime për ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës.
Manuel Locatelli dhe Matteo Pessina janë në listë për të nisur nga minuta e parë kësaj sfide të rëndësishme në kuadër të ‘Euro 2020’.
Njëherësh, sipas La Gazzetta dello Sport, ekziston mundësia që Andrea Belotti ta zëvendësojë Ciro Immobilen në fazën e sulmit.
Locatelli e Pessina dall’inizio col Belgio? Chance anche per Belotti #euro2020 https://t.co/sgX9cVBwtv
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 28, 2021
Federico Chiesa është një tjetër futbollist që po lë përshtypje dhe Mancini duhet ta ketë në konsideratë për një vend startues.
Pessina mund ta zë vendin e Barellas që dukej i lodhur në takimin ndaj Austrisë, derisa gara ndërmjet Locatellit dhe Verrattit është paksa më e komplikuar.
Kapiteni Giorgio Chiellini mund të kthehet për ndeshjen e të premtes dhe në këtë rast do ta zëvendësonte Francesco Acerbin.
Chiesa mund të luajë në krahun e djathtë të sulmit në vend të Domenico Berardit. /Telegrafi/