Telegrafi

Mancini përgënjeshtron njoftimet që e lidhin me Milanin

Getty Images

Roberto Mancini i ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të angazhohet si zëvendësues i Vincenzo Montellas te Milani.

Corriere dello Sport ka raportuar se strategu italian mund të angazhohet te Rossonerët, por ai ka mohuar diçka të tillë.

“Nuk do të bisedoj për këtë gjë, sepse po flasim për asgjë. Në muajt e fundit është bërë gjë e zakonshme që po shkruhen shumë gjëra, të cilat në një moment duken si të vërteta”.

“Për mua, tash për tash nuk është asgjë. Ka kohë që nuk kam folur me (Marco) Fassonen”.

“Fundja, nuk është realitet dhe është e pakuptimtë që të flasim për gjëra të tilla që nuk janë të vërteta”, ka deklaruar 52-vjeçari për FCInter1908.it.

Mancini  është pa punë që nga koha kur u largua nga Interi (gusht 2016), pas marrëveshjes dypalëshe. /Telegrafi/