Ish trajneri i Interit, Roberto Mancini, mund të përfundojë në Kinë te skuadra e Hebei China Fortune.
Kjo nuk është hera e parë që trajnerin lidhjet me një kalim të mundshëm në skuadrat kineze.
Sipas Mediaset Premium, Hebei China Fortune, tashmë është shumë serioze dhe e dëshiron trajnerin në këto shtatë xhirot e mbetura.
Klubi që ka në radhët e veta Gervinhon dhe Ezequiel Lavezzin, ka mbetur prapa me 15 pikë nga Guangzhou Evergrande.
Manuel Pellegrini, është një tjetër emër që sillet ne zyrat e këtij klubi për ta zëvendësuar trajnerin aktual, Li Tie. /Telegrafi/