Telegrafi

Mancini pasues i Ferraras te Juventus?

La Stampa shkruan se Mancini është kandidati më real për të pasuar Ferraran nëse ai nuk do të mund ta parandalojë rezultatet e dobëta të Juventusit. Ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich do të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.

Ndërkohë, kandidatura e Mancinit gjithnjë e më shumë po forcohet, edhe pse fansat e Juves mund të jenë kundër caktimit të tij./Telegrafi/