Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se skuadra e tij do të luajë futboll tërheqës, pasi ka përfunduar koha e mënyrës klasike të futbollit italian.
Mancio ishte duke folur si mysafir në një aktivitet të organizuar në Palazzo Ducale në Genoa dhe foli në një mori temash.
I pyetur për identitetin e kombëtares italiane, Mancini shprehet se mënyra e vjetër e të bërit të gjërave ka përfunduar.
“Më pëlqen futbolli sulmues, e di që kemi fituar katër Kupa të Botës duke luajtur në mënyrën italiane, por mendoj se mund të luajmë sot një futboll më sulmues”, ka thënë fillimisht Mancini.
“Ditët e lojës së futbollit mbrojtës dhe kundër-sulmues kanë mbaruar”.
Mancini shtoi se ekipi kombëtar ka nevojë për dashurinë e popullit italian.
“Jemi krenarë që kemi rindërtuar dashurinë e italianëve për kombëtaren, dhe në Kampionatin Evropian në Qershor, do të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë”.
“Futbolli është një faktor uniteti, nëse kombëtarja italiane luan mirë dhe Italia fiton, ata janë të lumtur”.
“Kur dëgjoj himnin kombëtar nga bankina, ndihem krenar dhe i lumtur që jam italian”.
“Besoj se vendi ynë është më i bukuri në botë, jetojmë në mes të bukurisë, askush nuk ka thesaret artistike dhe mjedisore që kemi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/