Site icon Telegrafi

Mancini nuk do ta refuzonte postin e trajnerit të Italisë

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka pranuar se do ta pranonte postin e trajnerit të Italisë nëse do t’i ofrohej.

Përzgjedhësi aktual i Azzurrëve, Antonio Conte, pas ‘Euro 2016’ do të largohet, për të marrë drejtimin e Chelseat.

Emri i trajnerit të zikaltërve është përmendur si njëri nga kandidatët potencialë për të zënë vendin e ish-trajnerit të Juventusit.

“Jo gjithkush bëhet trajner i ekipit kombëtar… Nëse më vjen (oferta), nëse ekziston një shans, është një detyrë që duhet ta pranosh”, ka deklaruar Mancini për Premium Sport.

Ai ka thënë se puna në një përfaqësuese dallon me punën në klub, por beson se do të ishte argëtuese. /Telegrafi/

Exit mobile version