Telegrafi

Mancini nuk largohet nga City

“Nuk ka spekulime, Roberto Mancini është menaxheri ynë. Ai ka bërë punë të shkëlqyer, erdhi nga mesi i sezonit dhe ka arritur t’i afrohet aq pranë pozitës së katërt”.

“Edhe unë edhe pronari, Sheikh Mansour, jemi të kënaqur me mënyrën se si ai e ka organizuar ekipin dhe me një para-sezon të mirë para tij, ne ndjejmë se ai mund ta drejtojë klubin edhe një sezon tjetër, me plot sukses”.

“Ai i ka në zemër interesat e klubit dhe ai është definitivisht njeriu i duhur për këtë klub dhe do të jetë edhe për shumë vite të tjera”, tha al-Mubarak. /Telegrafi/