Telegrafi

Mancini: Nuk largohem nga Inter

Kjo është arsyeja që spekulime të ndryshme e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga Giuseppe Meazza, ndërsa skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Sampdoria, West Ham United dhe Lyon.

Mirëpo, braziliani ka refuzuar çdo mundësi për t’i braktisur Nerazzurët gjatë këtij afati kalimtar.

“Unë jam mirë tek Inter. Kuptohet që dëshiroj të luaj më shumë, mirëpo në fund të fundit unë jam mirë, jam i lumtur dhe më pëlqejnë të gjithë në klub”.

“Mourinho më ka dhënë shpresë se do të mundohet të më gjejë më shumë kohë për lojë këtë sezon, mirëpo edhe shumë lojtarëve të tjerë ua ka premtuar të njëjtën gjë”.

“Duhet të stërvitem mirë dhe të jap më të mirën nga vetja kur të më jepet shansi në fushë. Do të mundohem ta bëjë këtë dhe nëse më vjen mundësia, atëherë do të mundohem të nxjerr më të mirën nga ajo”, është shprehur 29-vjeçari për “Sky Sport24”.