Telegrafi

Mancini: Nuk largohem nga City

“Unë jam duke bërë plane për sezonin tjetër. Sezoni për ne fillon më 5 korrik, kur lojtarët kthehen nga pushimet verore për të shkuar më pas në turne. Për ne është me rëndësi ta përfundojmë mirë këtë sezon, sepse duam pozitën e katërt kurse kemi edhe gjashtë ndeshje të vështira. Më pas do shikojmë për ndonjë lojtar të ri”.

“Juventus? Shikoni, në Itali kjo është e zakonshme që të ndodhë në periudhën mars-prill. Ekzistojnë tri gazeta që duhet të shkruajnë çdo ditë për ardhmërinë e ndonjë trajneri apo lojtari. Kurrë nuk kam thënë se do shkoj te Juventusi. Unë kam deklaruar se mund të rikthehem, por nuk e di se çfarë shkruajnë ato sepse kam edhe tri vite e gjysmë kontratë me Cityn”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/