Telegrafi

Mancini nuk di asgjë për shitjen e Interit

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se nuk di asgjë për shitjen e skuadrës te kompania Chinese group Suning.

Kryesia e Interit ka ndërruar pronar, ndërsa me pronarët kinez pritet të ketë sa më shumë investime.

“Kam biseduar me Thohirin para disa ditësh dhe më tregoi se çfarë është duke ndodhur”.

“Para asaj nuk më ka thënë askush asgjë. Njerëzit më pyesin me ditë për të ardhmen time. Po, do të qëndrojë”.

“Nuk di asgjë për klubin, do të flas pasi të sqarohen të gjitha gjërat”, ka thënë Mancini.

Ai e pranoi që ishte afër të pranojë ofertën për ta drejtuar Kombëtaren e Italisë, ndërsa përgëzoi klubin për blerjen e Aver Banegas. /Telegrafi/