Roberto Mancini ka thënë se Gianluigi Donnarumma do të bënte një zgjedhje të mirë nëse ai do të bashkohej me Paris Saint-Germainin.
Portieri është larguar nga Milani si lojtar i lirë pasi nuk arriti të bie dakord për një kontratë të re me klubin.
Sipas raporteve të shumta, Donnarumma do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me PSG-në dhe t’i nënshtrohet testeve mjekësore sa është në detyrë në Euro 2020.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi nuk kam biseduar me të në lidhje me këtë”.
“Donnarumma është një portier i shkëlqyeshëm. Nëse ai do të shkonte te PSG, do të ishte një zgjedhje e mirë, pasi është një klub i madh”, ka thënë Mancini.
Portieri është vetëm 22 vjeç, por tashmë ka 27 ndeshje me Italinë dhe 215 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/