Telegrafi

Mancini në kërkim të Olic dhe Di Marias

Italiani Mancini ka vizituar personalisht Anfieldin të enjten me ç’rast ka parë për së afërmi anësorin e Benficas, Angel Di Maria. Marrëveshja mund të jetë lehtë e arritshme pasi që City nuk e ka problem ofrimin e 20 milionë funteve të kërkuara nga Benfica.

Nga ana tjetër, City është edhe në gjurmët e kroatit të Bayern Munichut, Ivica Olic. Megjithatë, ky transferim duket larg realizimit për shkak të rezistencës së mirënjohur nga bavarezët për lojtarët më të mirë. /Telegrafi/