Telegrafi

Mancini: Ndaj Tottenhamit, ndeshja e dekadës

Pas fitores ndaj Aston Villas, City gjendet një pikë prapa Tottenhamit para duelit vendimtar për pozitën e katërt që zhvillohet të mërkurën.

“Ishte me rëndësi të fitojmë ndaj Villas por ende asgjë nuk ka përfunduar. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të mërkurën ndaj Tottenhamit dhe ajo do të jetë ndeshja më e rëndësishme në 10 vjetët e fundit. Ne nuk merituam të humbnim, por kur Aston Villa shënoi golin e parë ishte me rëndësi që ne të ktheheshim dhe ne shënuam plot tre gola”.

“Ne duhet të fitojmë ndaj Tottenhamit, por mendoj se duhet të përqendrohemi si sot (e shtunë) sepse është me rëndësi të bëjmë përgatitje të mira për ndeshjen”, deklaroi Mancini pas ndeshjes për BBC, duke mohuar të flasë për të ardhmen e tij. /Telegrafi/