Roberto Mancini mund të marrë drejtimin e skuadrës së Crystal Palace.
Trajneri italian aktualisht është i papunë, pasi që në muajin gusht është shkarkuar nga posti i trajnerit të Interit.
Mancini që në të kaluarën ka drejtuar Manchester Cityn me të cilin ekip ka fituar edhe Premier Ligën në vitin 2012, tani është i lidhur ngushtë me skuadrën e Crystal Palace, e cila po mendon largimin e Alan Pardew për shkak të rezultateve të dobëta!
Siç raporton The Mirror, vetë Mancio ka shprehur dëshirën që të ulet në stolin e Crystal Palace skuadër kjo që po lufton për mbijetesë këtë sezon.
Ekipi londinez ka një seri prej gjashtë disfatave rresht dhe Pardew duket se i ka ditët e numëruara në këtë skuadër, ndërsa në garë për të marrë drejtimin e Palace janë përmendur edhe emrat e Sam Allardyce, Chris Coleman dhe Vitor Pereira. /Telegrafi/