Telegrafi

Mancini lidhet me stolin e Zenitit

Roberto Mancini është duke u lidhur shumë me stolin e Zenit St. Petersburg, duke ndjekur kështu hapat e italianit tjetër, Luciano Spallettit.

Trajneri italian aktualisht është një agjent i lirë pas largimit nga Interi dy javë para fillimit të sezonit të fundit të Serie A.

Ai ka thënë se do të donte një përvojë jashtë vendit dhe kjo mund të jetë në Rusi.

Lexo po ashtu Mancini uron Conten: Trajnerët italianë janë më të mirët në botë

Sipas njoftimeve, kthimi i Presidentit Sergej Fursenko në Zenit do të çojë drejt një oferte për Mancinin, përcjell Telegrafi.

Ai do të ishte tekniku i dytë italian që do të merrte stolin e Zenitit, pasi Spalletti ishte në krye të klubit nga dhjetori 2009 deri në mars 2014.

Ai fitoi dy herë Ligën Premier të Rusisë, Kupën Ruse dhe Superkupën Ruse. /Telegrafi/