Telegrafi

Mancini: Le të luajë Rooney ndaj Cityt

“Mendoj se është më mirë nëse Rooney luan të shtunën. Ai është lojtar fantastik që ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Ai do të jetë rrezik, natyrisht, por United ka shumë lojtarë të mirë në ekip. Ne i kemi mposhtur njëherë këtu në shtëpinë tonë dhe këtë do ta bëjmë përsëri”.

“Mendoj se është mirë që të dyja ekipet të dalin në fushë me ekipet më të forta dhe më pas skuadra që i fiton tri pikët mund të thotë se cili është ekipi më i mirë dhe nuk ka arsye pse të mos jemi ne”.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me krenari lokale, sepse nuk është në pyetje vetëm nderi. Ne po luajmë për pozitën e katërt dhe çdo ndeshje nga tani deri në fund është si finale”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/