Telegrafi

Mancini largon mendjen nga Kina, dëshiron përvoja evropiane

Roberto Mancini ka folur rreth mundësisë së tij për të qenë trajner në Kinë.

Trajneri italian ka deklaruar se është ende i ri dhe dëshiron përvoja tjera në Evropë para se të transferohet në kampionate më inferiore si Kina apo Amerika.

“Unë jam ende i ri, kam objektiva tjera”, deklaroi Mancini për mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Federata angleze dëshiron vetëm Mancinin për trajner

“Unë definitivisht nuk do të shkojë në Kinë, por dua përvoja të tjera në Evropë”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Mancini së fundi ishte pjesë e Interit, por u shkarkua vetëm dhjetë ditë pa filluar kampionati, pasi kishte mospajtime me drejtuesit e klubit. /Telegrafi/