Telegrafi

Mancini: Ky ekip është më i mirë se që mendova

Mancini morri nën drejtim klubin më 19 dhjetor dhe që atëherë ka drejtuar ekipin në dy fitore nga dy ndeshje, dhe pas ndeshjes së fundit prej 3-0 ndaj Wolwes ai ka thënë se ekipi i tij është shumë më i mirë se që ka menduar në fillim.

“Gjithçka është reale. Ekipi është më i mirë se që kam menduar. Ne kemi edhe 18 ndeshje të tjera, andaj mendoj se është e mundshme. Nëse luajmë në këtë mënyrë dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar është e mundshme”.

“Mendoj se kemi një ekip të mirë dhe nëse luajmë mirë mund të arrijmë së paku në top katërsh. Por mendoj se nuk duhet të shikojmë në atë pozitë tash. Duhet të luajmë dhe të fitojmë dhe brenda dy muajsh të shohim kah ai pozicion. Për momentin është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të përmirësohemi”, ka thënë Mancini./Telegrafi/