Telegrafi

Mancini: Kemi mundur të fitojmë

Roberto Mancini ndjen se Interi ka mundur ta fitojë derbin ndaj Romës të zhvilluar në Olimpico.

Ivan Perisic shënoi i pari para se Nainggolan të barazonte pas një pozicionimi me fat në zonë që i mundësoi një goditje precize.

“Ne bëmë mirë për 70 minuta. Ne jemi ende në garën për titull, por kemi mundur të fitojmë. Ishte një pikë shumë e merituar. Nëse do të kishim pasur tjera opsione në sulm do të kishim fituar”.

“Ata shënuan në një aksion më të dobët të tyre në këtë ndeshje, teks Dzeko rastësisht asistoi”.

“Perisic është lojtar me rëndësi dhe besoj se deri në fund të sezonit ai mund të ketë 10 gola në llogari”, u shpreh Mancini.