Telegrafi

Mancini: Kemi 51% gjasa për ta eliminuar United

Argjentinasi shënoi dy herë në takimin e mbrëmshëm në Easlands kundër ish-ekipit të tij, për të ndihmuar Cityn të përmbysë rezultatin nga 1-0 në 2-1.

“Jam shumë i lumtur për Carlos. Ai është një ish-lojtar i Manchester United, andaj kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të. Të shënosh dy gola ishte e shkëlqyeshme”, ka thënë Mancini.

“Nuk është një avantazh i madh, por është një avantazh. Jam i kënaqur me rezultatin pasi ishim në disavantazh pas vetëm 20 minutash dhe e dija se do të ishte vështirë. Por ne u rikthyem, shënuam dy gola dhe luajtëm mirë”.

“Ata kishin tre ose katër shanse, por, me Shay Given ne kemi njërin prej portierëve më të mirë në botë. Tash do të thosha se kemi 51% shanse për t’u kualifikuar më tej”, ka shtuar italiani./Telegrafi/