Telegrafi

Mancini: Jemi jashtë garës për titull

Strategu italian ka një fillim të shkëlqyeshëm në City, katër fitore nga katër takime, që kur e morri nën drejtim klubin anglez në muajin dhjetor. Edhe pse e riktheu ekipin në top katërshe, Mancini nuk beson se ekipi do të mund të arrijë te titulli i Ligës Premier.

“Sipas meje ka tre ekipe të cilat mund ta fitojnë titullin këtë sezon, Chelsea, United dhe Arsenal. Futbolli është një sport i çuditshëm, gjërat mund të ndryshojnë për disa muaj dhe mund të befasojë ndonjë ekip tjetër, por sipas meje këto tri ekipe do të luftojnë për titull”, ka thënë Mancini./Telegrafi/