Telegrafi

Mancini: Italia synon të fitojë Euro 2020

Roberto Mancini (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Roberto Mancini ka thënë se Kombëtarja e Italisë duhet të synojë të fitojë Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Italia mund të sigurojë kualifikimin sot (e premte) nëse arrin të fitojë në shtëpi ndaj Greqisë.

Megjithatë, kualifikimi në Euro 2020 nuk është temë te Italia, pasi ambicien janë të mëdha në kampion e kaltër.

Lexo po ashtu Mancini parashikon sezonin në Serie A: Juventusi ekipi më i mirë, pas tyre Napoli dhe Interi - Milani befasia e kampionatit

Trajneri i kombëtares, Mancini ka thënë se është i kënaqur me ekipin e tij, por duhet të synojnë ta fitojnë të gjithë trofeun.

“Ne jemi të lumtur që kemi dhënë një identitet për këtë ekip, i cili luan futboll sulmues dhe gjithashtu mbron relativisht mirë”, ka thënë fillimisht Mancini për Rai Sport.

Lexo po ashtu Mancini: Italia mund ta fitojë Euro 2020, nuk ka kombëtare më të mira se ne

“Kemi gati një vit para Kampionatin Evropian, duhet të përmirësohemi, por objektivi është të fitojmë”.

“Italia fitoi katër Kupa të Botës, ne duhet të synojmë të fitojmë edhe Euron”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/