Site icon Telegrafi

Mancini: Italia meritoi të fitonte edhe në lojën e rregullt, Austria mund të jetë më e fortë se çerekfinalisti

Roberto Mancini këmbëngul se Italia e meritonte fitoren kundër Austrisë dhe duhej të kishte shënuar para se të shkonte në kohën shtesë, ndërsa këtë ndeshje e ka cilësuar si më të fortë sesa çerekfinalja.  

Azzurrëve i duhej koha shtesë për të arritur më të mirën ndaj Austrisë dhe humbën rekordin e tyre për portën e paprekur pas 11 ndeshjeve radhazi, por zëvendësuesit Federico Chiesa dhe Matteo Pessina bënë ndryshimin në një fitore 2-1.

Italia gjithashtu vendosi një rekord të ri të të gjitha kohërave me 31 ndeshje pa humbje radhazi dhe do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Lexo po ashtu Vazhdimet dhurojnë spektakël - Italia kalon tutje fal rezervistëve Chiesa e Pessina

“Ne e sollëm fitoren në shtëpi se e meritonim”, ka thënë fillimisht Mancini për RAI Sport pas ndeshjes.

“Sinqerisht duhet t’i kishim shënuar dy golat shumë më herët dhe të mos shkonim në kohën shtesë, dhe ne u lodhëm në vazhdime, por ne fituam me meritë”.

“Lojtarët që erdhën nga stoli kishin mentalitetin e duhur dhe u futën drejt në ndeshje për të ndryshuar lojën. Ata që erdhën nga banka ishin të jashtëzakonshëm pasi ata që luajtën tashmë kishin dhënë gjithçka që kishin”.

“E dija që kjo do të ishte e vështirë, ndoshta më e fortë se çerekfinalja. Ndeshjet mund të marrin prirjen e gabuar, por ne luajtëm mirë dhe e meritonim.

“Ky test mund të na bëjë mirë, na u desh të tregojmë një mentalitet të fortë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Austri: Acerbi, Chiesa e Pessina vlerësohen më lartë

Mancio u pyet se me kë do të preferonte të përballej midis Belgjikës dhe Portugalisë në çerekfinale, ndërsa hezitoi ta tregonte preferencën.

“Ato janë dy skuadra të jashtëzakonshme, kështu që është e vështirë të zgjedhësh”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version