Site icon Telegrafi

Mancini: Italia e meritonte barazimin, ekipi tregoi kapacitet dhe se ka të ardhme

Roberto Mancini mendon se Italia e meritoi një barazim në humbjen prej 2-1 në kualifikueset për EURO 2024 ndaj Anglisë .

Anglia shkoi në pushim me rezultatin 2-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona” me golat e Declan Rice dhe Harry Kane nga penalltia, ndërsa ndeshja u mbyll me golin e Mateo Reteguit.

“E dinim se ishte një lojë e vështirë, por pësuam dy gola nga dy kënde. Pjesa e parë ishte më e vështirë, padyshim, ne dominuam pjesën e dytë dhe u përpoqëm të merrnim të paktën një barazim, gjë që mendoj se do të kishte qenë e drejtë”.

“Është zhgënjyese, por ka një rrugë të gjatë përpara”.

“Ne kishim filluar mirë me një presion të lartë, gjë që nuk e bëmë për pjesën tjetër të pjesës së parë”.

“Pashë një ‘Nazionale’ të shkëlqyer në pjesën e dytë dhe kjo premton mirë për të ardhmen”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/

Exit mobile version