Site icon Telegrafi

Mancini: Inicialet e mia janë Real Madrid

Pavarësish se presidenti Florentino Perez dhe zëvendësi i tij Miguel Pardeza i kanë dhënë mbështetje Manuel Pellegrinit, ish-trajneri i Interit, Mancini është i bindur se ai do të mund të marrë postin te klubi spanjoll.

Sipas spanjolles “El Pais”, Mancini ka filluar ‘kampanjën’ për të ngritur veten si opsioni më i mirë për Real Madridin, përfshirë këtu edhe kontaktet me gazetarët spanjollë për t’i dhënë emër vetes.

“Unë jam trajneri më i mirë që Real Madridi mund të ketë, në mesin e tjerave edhe inicialet e mia janë RM!”, ka thënë Mancini./Telegrafi/

Exit mobile version