Telegrafi

Mancini: Ibra sulmuesi më i mirë në botë

“Është keq që Ibrahimovici u largua nga Interi, sepse ai është sulmuesi më i mirë në botë. Megjithatë, Eto’o është i mirë dhe ka shënuar shumë herë”, është shprehur Mancini për “La Gazzetta Dello Sport”.

Mancini ka folur edhe për sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano, të cilin trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi, nuk e fton në kombëtare.

“Cassano është lojtari më i mirë italian dhe është turp që ai nuk është në skuadër. Mendoj se ai është pjekur, megjithatë unë nuk jam trajneri”, ka shtuar Mancini.