Site icon Telegrafi

Mancini: Ibra mund të vazhdojë të luajë në nivel të lartë

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, mund të luajë në nivel të lartë deri kur t’i mbushë 35 apo 36 vjet.

Suedezi mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë me kampionin e Ligue 1 apo do të shkojë diku tjetër.

“Zlatan, së bashku me Messin, Ronaldon dhe Higuainin, janë ndër sulmuesit më të mirë në botë”.

“Secili prej tyre ka cilësi të ndryshme, por të gjithë janë në të njëjtin nivel. Shënojnë së paku një gol për ndeshje dhe kur ke një lojtar të tillë, mund të fitosh gjithçka”.

“Nuk jam i befasuar se ai vazhdon të jetë vendimtar edhe në këtë moshë, unë isha 35 vjeç dhe e fitova Kupën e Italisë dhe Scudetton”.

“Ibra është një profesionist serioz, ai mund të luajë deri kur t’i mbushë 35 apo 36 vjet. Ai është kritikuar gjithmonë pse nuk është vendimtar në Ligën e Kampionëve, por shikojeni ndeshjen kundër Chelseat…”, është shprehur Mancini. /Telegrafi/

Exit mobile version