Telegrafi

Mancini i zhgënjyer pas eliminimit nga United

City këtë sezon nuk ka fat kundër rivalit të qytetit, pasi mbrëmë me një gol të shënuar në momentet e fundit u eliminua në gjysmëfinale të Kupës Carling. Mancini është i dëshpëruar nga eliminimi, por ka fjalë falënderuese për lojtarët e tij.

“Më vjen shumë keq, pasi mendoj se luajtëm shumë mirë. Ishim nën presion vetëm 10 minuta. Luajtëm mirë, por nuk kishim fat”.

“Përveç atyre 10 minutave, pjesën tjetër të ndeshjes e luajtëm shumë, shumë mirë. Më vjen keq për futbollistët pasi luajtën mirë. Shënuam golin e duhur, luajtëm mirë, por kështu është futbolli”, ka thënë Mancini./Telegrafi/