Telegrafi

Mancini i ngazëllyer me transferimin Silva

Shuma e transferimit ende nuk është konfirmuar, por mediat angleze shkruajnë se kjo ka mundur të jetë në nivelin e 25 milionë funteve.

“Mendoj se David Silva është një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, dhe shpresoj se ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Manchester Cityn. Jam shumë i kënaqur që ai ka ardhur te ne, mendoj se ai mund të ketë një ndikim shumë, shumë të madh për Manchester Cityn”.

“Duke nënshkruar me David, ne po i tregojmë botës se po sjellim lojtarët më të mirë këtu dhe se shpresojmë të garojmë për të fituar Ligën Premier”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/