Telegrafi

Mancini i lumtur me fitoren

City shkatërroi Birminghamin në ndeshjen e djeshme duke e mposhtur 5-1 dhe duke çuar në 14 numrin e golave në tre ndeshjet e fundit, por italiani thotë se ai është i kënaqur edhe me një fitore minimale.

“Mendoj se është e mundshme të vazhdojmë të shënojmë tre ose katër gola në ndeshjen e ardhshme. Do të përpiqemi, por nëse fitojmë 1-0 do të jem i lumtur”.

“Nëse shënojmë fitore minimale në pesë ndeshjet e ardhshme, kjo do të jetë mirë për ne. Sigurisht se kemi respekt për Manchester United, por duam ta fitojmë këtë ndeshje pasi është e rëndësishme për ne”, ka thënë Mancini./Telegrafi/