Telegrafi

Mancini: Hart nuk ka qenë i mirë këtë sezon

 Portieri i përfaqësueses së Anglisë ka bërë një sërë gabimesh këtë edicion për kampionët e Anglisë, duke përfshirë këtu edhe gabimin që i dha Southamptonit fitoren, 3-1 ndaj Cityt të shtunën.

”Ishte gabim i tmerrshëm nga Hart. Ai nuk ishte aq i mirë dhe kjo nuk është e çuditshme pasi që ai ka bërë një sërë gabimesh këtë vit”.

“Joe ka bërë shumë gabime. Ai nuk ka qenë aq i mirë këtë sezon”, ka thënë Mancini./Telegrafi/