Telegrafi

Mancini hap dyert për transferimin e Ronaldos

Që një kohë të gjatë kemi parë spekulime se City është në gjendje të ofrojë deri në 150 milionë euro për Ronaldon dhe është Mancini ai që ka konfirmuar admirimin e tij për portugezin.

“Ronaldo? Të vijë dhe të luajë këtu? Nuk e di. Ai është lojtari më i mirë në botë”.

“Nëse keni një lojtar që shënon nga dy gola në secilën ndeshje, atëherë është vështirë që të humbasësh ndonjë ndeshje”, ka thënë Mancini.