Roberto Mancini është zyrtarizuar si trajner i ri i Përfaqësueses së Arabisë Saudite në futboll.
Trajneri italian dha dorëheqje nga posti i tij te ‘Azzurët’ për të nisur një aventurë të re në Lindjen e Mesme, ku ai tani është bërë trajneri më i paguar në botë.
58-vjeçari zyrtarisht është bërë trajneri më i paguar në botë pasi paga e tij është plot 30 milionë euro në sezon.
Mancini ka zbuluar se bisedat e para me arabët i ka pasur në mes të muajit gusht dhe gjithçka u arrit shumë shpejtë.
“Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Ne jemi këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët, kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka”.
Tutje Mancini ka falënderuar futbollistët e Arabisë Saudite që e mposhtën Argjentinën, pasi në këtë mënyrë Italia e tij mbajti rekordin prej 37 ndeshjeve të pamposhtur.
“Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke lejuar Italinë të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh. Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë, por gjithashtu një atmosferë e mirë”, deklaroi Mancini. /Telegrafi/