Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se Interi është i aftë të mposht Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.
Mancini është momentalisht trajner i kombëtares së Italisë, por fitoi ligën me Interin dhe Cityn si trajner.
Kur këto dy skuadra do të ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve, e pamundur është të mos i merret një mendim trajnerit italian.
“Klubet italiane mund të synojnë tre fitore. Sigurisht, nuk është e lehtë, por është e mundur. Klubet e Serie A që kanë arritur në finale kanë 12-13 italianë, gjë që është e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Mancini.
“Shumë mendojnë se fitorja e Manchester Cityt është e qartë. Ata janë favoritë, por gjithçka është e hapur”.
“Të hapura janë edhe dy ndeshjet tjera Roma – Sevilla dhe Fiorentina – West Ham”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/