Arabia Saudite mundi Omanin me rezultat 2-1 në raundin e parë të Grupit F të Kupës së Azisë, pas së cilës përballet me Tajlandën dhe Kirgistanin. Edhe pse skuadra e trajnerit Mancinit hyri në garë me tre pikë, italiani u kritikua nga ish-futbollisti saudit, Yasser Al Qahtani, i cili ka 112 paraqitje dhe 42 gola për atë vend.
Para ndeshjes me Omanin, Mancini përjashtoi tre futbollistë të kombëtares pasi nuk pranuan të ishin pjesë e ekipit nëse nuk do të luanin që në minutën e parë.
“Unë do të vendos se kush do të luajë”, tha Mancini në konferencën për shtyp dhe më pas e quajti të çuditshme të gjithë situatën.
نهاية المباراة |
🇸🇦 السعودية 2 – 1 عمان 🇴🇲
ألف مبروووك يا أبطال +3#السعودية_عمان pic.twitter.com/84XiMOW7EB— المنتخب السعودي (@SaudiNT) January 16, 2024
Më pas doli ish-sulmuesi i kombëtares, Al Qahtani, i cili nuk është dakord me Mancinin dhe tha kritika të mëdha për trajnerin italian.
“Nuk kam takuar një frikacak më të madh se Mancini. Ai nuk e meriton të drejtojë ekipin. Ai është një frikacak mosrespektues me kompleks psikologjik. Një lider cilësor duhet të mbrojë ata që drejton”, ka thënë fillimisht Al Qahtani.
“Mancini shkarkoi lojtarë që i shërbenin futbollit saudit. Pse është ai duke folur për ta para ndeshjes me Omanin, kur ishte takimi me ta para një muaji e gjysmë?”.
“Mancini është një gënjeshtar. Ai tha se i pyeti lojtarët nëse ishin të lumtur të ulen në stol. Është normale që ata thanë “jo”. Një lojtar që nuk do ta thoshte këtë nuk është ambicioz dhe nuk e meriton të jetë pjesë e kombëtares”.
“Mancini akuzoi lojtarët për mungesë patriotizmi. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Unë do të nis një hetim për të verifikuar gjithçka që ai tha. Mendoj se ai përfundimisht do të dëshirojë të largohet nga kombëtarja”, përfundoi ish-sulmuesi i kombëtares saudite.
Ndryshe, Al Qahtani ka luajtur me ekipe si Al Qadsiah, Al Ain dhe Al Hilal, ku sipas Transfermarkt, shënoi 146 gola në 308 paraqitje në karrierën e tij me klube. /Telegrafi/