Telegrafi

Mancini e dëshiron titullin e dytë radhazi

“Mendoj se objektivi ynë do të jetë që të fitojmë edhe titullin e dytë, sepse t’i fitosh dy tituj radhazi është shumë e rëndësishme”.

“Është e lehtë të arrish në maje, por është e vështirë të qëndrosh aty për një kohë të gjatë. Kjo është sfidë e vështirë për ne”.

“Unitedi ka besim, sepse ata janë mësuar të fitojnë për 20 vite me radhë. Mentaliteti i tyre është më i fortë se i yni për momentin. Por, si ekip, kualiteti jonë është i njëjtë me ta për momentin”.

“Ne e dëshmuam këtë në derbi, edhe pse humbëm 3-2, ne u treguam të gjithëve se ishim më të mirë në atë ndeshje”, ka deklaruar Mancini. /Telegrafi/