Telegrafi

Mancini: Duhet ta transferojmë Milnerin

“Milner është lojtar i mirë, por tani për tani ai është lojtar i Aston Villas. Nëse do ta kemi rastin ta transferojmë atë, atëherë mendoj se duhet ta bëjmë, por duhet të presim”, theksoi Mancini.

Pas dy-tre transferimeve bombastike që bëri në fillim të afatit kalimtar veror, pritet që së shpejti City të transferojë edhe zyrtarisht Mario Balotellin e Interit, Edin Dzekon e Wolfsburgut dhe James Milnerin e Aston Villas. /Telegrafi/