Telegrafi

Mancini drejt Realit?

Kriza aktuale e Mbretërve ka bërë që mediat të spekulojnë se udhëheqësit e klubit janë duke planifikuar të sjellin një tjetër trajner në Bernabeu.

Sipas “Il Corriere Dello Sport”, ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, kryeson listën e trajnerëve të cilët është duke i shqyrtuar aktualisht Reali.

Mancini nuk është duke ushtruar zanatin e tij që nga viti 2008 kur u shkarkua nga Interi, ndërsa përvoja e tij bën që ai të jetë i dëshiruar nga Los Blancos. /Telegrafi/