Telegrafi

Mancini: Do të luftojmë për titull sezonin e ardhshëm

Për këtë sezon, City ende është duke luftuar për të siguruar pozitën e katërt të tabelës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Të gjithë top-lojtarët dëshirojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve, kjo gjë është normale. Nëse dëshironi të ndërtoni një ekip i cili vitin e ardhshëm dëshiron të fitojë Ligën Premier, duhet të siguroni top-lojtarë”.

“Në Evropë ka shumë top-lojtarë. Nuk e di nëse ata do të vijnë këtu për shkak se luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/