Telegrafi

Mancini: Do ta ndryshojmë historinë e Cityt

“Unë e di se ky është një moment i rëndësishëm për klubin. Ne kemi punuar për këtë. Të gjithë lojtarët kanë punuar për këtë qëllim. Unë kam punuar këtu për pesë muaj. Unë mund të ndërtoj një të ardhme të ndritur këtu. Ne do të bëjmë çmos për të ndryshuar historinë e këtij klubi”.

“E ardhmja ime nuk varet nga kjo ndeshje. Ne jemi kualifikuar për Europa League dhe kjo është e rëndësishme. Tani kemi rastin për të bërë më shumë. Tottenhami është ekip i mirë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe një menaxher të mirë, që ka përvojë të madhe. Ata ishin fantastikë këtë vit në Ligën Premier”.

“Tani Tottenhami dhe ne mund të luajmë për pozitën e katërt. Kjo është fantastike, si për ne ashtu dhe për ata. Unë po e shoh se sa njerëz e dëshirojnë këtë. Unë do të doja që të gjithë njerëzit të largoheshin nga stadiumi të kënaqur. Më pëlqen kjo situatë”, tha Mancini. /Telegrafi/