Telegrafi

Mancini dëshiron Bayern Munichun

Mancini është lidhur me detyrën e përzgjedhësit të kësaj kombëtareje afrikane për dy evenimentet, atë të Kupës së Kombeve të Afrikës që zhvillohet nga muaji i ardhshëm dhe Kupën Botërore gjatë verës së ardhshme.

Por Mancini dëshiron të vazhdojë të jetë trajner i klubeve. Burime të afërta me italianin kanë thënë për mediat italiane se ai është duke synuar të marrë detyrën e Louis van Gaal si trajner i Bayern Munichut.

Holandezi është nën presion dhe Mancini është një prej favoritëve për të pasuar atë nëse atij i tregohet dera e daljes./Telegrafi/