Roberto Mancini pretendon se është bërë gjithë marrëveshja për Daniele De Rossin që të bashkohet me Manchester Cityn, por mesfushori i Romës u tërhoq në minutën e fundit.
Mancini ishte trajner i klubi anglez në mes të viteve të 2009 dhe 2013, duke fituar edhe titullin e Ligës Premier.
Trajneri italian kishte transferuar yje nga Serie A si Mario Balotellin dhe Aleksandar Kolarov, por njëri nga ta refuzoi Cityn.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Romës, De Rossi, i cili në fund refuzoi transferimin në Etihad.
“Kaluam një natë të tërë në Romë duke folur”, ka thënë fillimisht Mancini për Il Messaggero.
“Ishte arritur gjithçka, por ai u tërhoq në minutën e fundit. Ai më thirri dhe më tha: “Unë nuk mund të kaloj te City”. Unë u lëndova dhe u zemërova”.
“Ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Daniele ishte në mes të karrierës së tij”.
“Ai do të kishte gëzuar veten. E konsiderova atë si një lojtar vendimtar”, përfundoi italiani. /Telegrafi/