Telegrafi

Mancini: Barazimi nuk është i keq

“Unë shpresoj se është një lëndim i vogël. Por nuk e di. Unë kam biseduar me fizioterapeutin dhe mjekun, por ai është ende në spital, nuk e di si qëndron situata”, është shprehur trajneri.

I pyetur nëse ky barazim pa gola ndaj Arsenalit është i mirë për të, kur dihet se përsëri skuadra e tij gjendet në pozitën e pestë me një pikë prapa Tottenhamit, Mancini u shpreh të jetë optimist.

“Po, jam i kënaqur, sepse luajtëm ndaj Arsenalit, një ekip i mirë, por dhe ne luajtëm mirë sot. Sot tentuam të fitojmë në pjesën e dytë, ishim më të mirë, por edhe barazimi është rezultat i mirë”, tha Mancini pas ndeshjes për Sky Sports. /Telegrafi/